Site icon Telegrafi

Mjekët e Matthew Perry-t të akuzuar në lidhje me vdekjen e tij, ende mund t’u përshkruajnë ilaçe pacientëve

Dy mjekët e akuzuar në lidhje me vdekjen e Matthew Perryt mund të rekomandojnë ende ilaçe për çdo pacient të tyre.

Mjekët, Dr. Mark Chavez dhe Dr. Salvador Plasencia, të dy kanë ende licenca mjekësore aktive pasi u akuzuan për ‘konspiracion për të furnizuar me ketaminë’ yllin e ndjerë të “Friends”, i cili pësoi një mbidozë fatale në tetor 2023.

Sipas TMZ, burrat, të cilët po hetohen nga Bordi Mjekësor Shtetëror i Kalifornisë, kanë zero kufizime në licencat e tyre dhe mund t’i përshkruajnë medikamente serioze kujtdo, shkruan DailyMail.

Bordi Shtetëror Mjekësor konfirmoi në një deklaratë se të dyja licencat janë aktuale dhe aktive dhe Bordi nuk ka vendosur asnjë kufizim për to.

Chavez, 54 vjeç, tashmë pranoi se po devijonte furnizimet nga klinika e tij duke plotësuar receta false, ndërsa Plascencia përpiqej të përmbushte urdhrat e Perry.

Në një rast, Plascenica punoi me Chavezin për t’i ngarkuar Perryt 2000 dollarë (1,812 euro), për një shishe me ketaminë që kushtonte 12 dollarë, pasi ai u bë gjithnjë e më i dëshpëruar për të marrë ilaçin.

Në fillim të kësaj jave, prokurorët pretenduan se mjekët e kuptuan se aktori mund të vdiste kur e pa atë të ‘ngrijë’ nga një mbidozë vetëm disa ditë para vdekjes së tij.

Plascencia kishte një licencë për të përshkruar dhe administruar qetësuesin e fuqishëm, por kishte nevojë për ndihmë nga një mjek tjetër për të mbajtur ritmin me sasitë e mëdha që Perry po konsumonte në javët para se të vdiste. /Telegrafi/

Exit mobile version