Site icon Telegrafi

Mjekët e infektuar me Ebola do të provojnë barnat eksperimentale

Autoritetet në Liberi, kanë thënë se dy mjekë të infektuar nga sëmundja vdekjeprurëse, kanë pranuar të eksperimentojnë këtë bari.

Nuk dihet se çfarë pasoja do të kenë ata, apo mundësit e shpëtimit nga sëmundja ngjitëse.

Mjekët të cilët janë infektuar nga pacientët, janë të shtrirë në izolim dhe gjendja e tyre për momentin është stabile.

Ata do të injektohen me këtë bari, por gjasat për shpëtim nuk besohet të jenë pozitive.

Ndryshe, ende nuk ka vaksinë për parandalimin e Ebolës e as barna për shërim, pacientët e sëmurë po trajtohen vetëm me qetësues për dhimbje./Telegrafi/
 

Exit mobile version