Site icon Telegrafi

Mjekët britanikë janë të sigurt: Kjo është mënyra e vetme që diabeti të mbahet nën kontroll!

Diabeti i tipit 2 është gjendje kronike kur pankreasi nuk mund të prodhojë sasi të mjaftueshme insuline

Edhe pse ky proces mund të duket i parrezikshëm, me kalimin e kohës çrregullohen të gjitha funksionet e trupit. Niveli i lartë i sheqerit në gjak mund të dëmtojë seriozisht zemrën, sytë, por edhe veshkat.

Fatmirësisht, mjekët me hulumtimet e bëra kanë arritur deri te konkluzioni që ushtrimi pas racionit mund të kompensojë prodhimin e zvogëluar të insulinës dhe të ulë nivelin e sheqerit në gjak.

Kjo këshillë është e mirëseardhur në periudhën e coronavirusit, sepse diabetikët bëjnë pjesë në grupin e rrezikuar, transmeton Telegrafi.

Si ndihmojnë ushtrimet te diabeti?

Dr. Michael Riddell shpjegon: “Arsye për këtë është që muskujt aktivë shfrytëzojnë më shumë glukozë se muskujt të cilët nuk janë aktivë. Muskujt aktivë thithin energjinë nga sheqeri, gjë që zvogëlojnë sasinë e tij në gjak”.

Mjekët rekomandojnë shëtitjen e cila përfshin edhe ndonjë ngjitje. Meqenëse është e pamundshme që shpesh të dalin menjëherë nga shtëpia, edhe shkallët mund të ndihmojnë.

Ngjitja shkallëve disa minuta menjëherë racionit mund të ulë nivelin e sheqerit, ka treguar hulumtimi.

Për të mbajtur diabetin nën kontroll nuk janë të nevojshme ushtrime të forta, të cilat do t’ju lodhin.

Poenta është në aktivizimin e muskujve në momentin e duhur, në mënyrë që niveli i sheqerit të ulet. Në këtë rast koha e caktuar është vendimtare, jo intensiteti, thonë mjekët.

Ngjitja duhet të jetë me intensitet të shpejtë, ndërkaq zbritja më e lehtë.

Ekzekutimi i këtyre aktiviteteve është më mirë të zgjasë 10 minuta. Këta 10 minuta munden vërtet të përmirësojnë cilësinë e jetës”, janë të sigurt mjekët. /Telegrafi/

Exit mobile version