Duhani vijon që të sjellë gjithmonë e më shumë probleme dhe për këtë arsye mjekët herë pas here apelojnë për ligjin që e ndalon atë. Të gjithë jemi të vetëdijshëm që edhe në lokale nuk funksionon sic duhet ligji dhe pirja e duhanit lë për të dëshiruar.
Kanceri i mushkërive është rritur me ritme të larta në Shqipëri dhe një ndër arsyet kryesore është edhe duhani, raporton Euronews Albania.
Statistikat tregojnë për 800 raste të reja në vit. Ky kancer prek si burrat dhe gratë. Konsumi i duhanit nga mosha të vogla tanimë 9,10 apo 11 vjeç bën që mushkëritë e tyre të jenë të pambrojtura e të përthithin më shumë toksina.
Mjekët thonë se ka pacientë më kancer në mushkëri edhe tek të 30-tat, ndaj nuk duhet të anashkalojmë shenjat që jep kjo sëmundje aq më tepër nga mjekët e familjes të cilët kur vënë re kollë të vazhdueshme duhet t’i drejtojnë pacientët tek mjeku pneumolog.
Duhanpirja është shkaktari kryesor dhe përbën gati 80% të shkaqeve që krijojnë kancer mushkërie. /Telegrafi/