Mjekët amë privatë e anulojnë protestën për dy javë që të shohin çfarë do të jetë verdikti i grupeve punuese që duhet t’i formojë Ministrja e Shëndetësisë, respektivisht nëse do të plotësohen tre kërkesat e tyre kyçe: licenca për punë dhe pacientët e IPSH, si dhe rritje minimale e tatimit për person që tani është 55 denarë.
“Kjo Qeveria premtoi rritje të pikës dhe presim që fjala të jetë fjalë. Askush nuk kërkon që pika menjëherë të rritet në 90 denarë, por rritje duhet të ketë”, deklaroi sot kryetarja e Shoqatës së mjekëve amë privat, Lilija Çollakova.