Site icon Telegrafi

Mjekësia popullore në Vrellë të Istogut: Trashëgimtarët vazhdojnë rrugën e Sylës (Video)

Të rrallë janë ata persona të cilët nuk e kanë vizituar të paktën një herë Vrellën, e kjo për shkak të mjekut popullor të eshtrave Sylë Dreshaj apo siç e quanin Sylë Vrella.
Duart e tij ishin të njohura për shumë kë që i trokiti në derë, e pacientët shumë herë kishin ardhur me shpresa të vogla për të lëvizur dorën e ndonjëherë edhe për të ecur, por puna e mjeshtrit Sylë ishte tepër konkrete e mbështetur në një përvojë të gjatë jetësore që për bazë kishte natyrën, transmeton Klan Kosova

Kushdo që e ka vizituar Sylën në të kaluarën padyshim se ia mësynë sërish rrugës për në Vrellë për ta takuar nipin e tij Mentorin i cili ka trashëguar dhunti nga gjyshi për të shëruar thyerje e pëlkime .

“Unë jam brezi i katërt. Ka qenë Syla, Rama, Rexhepi dhe unë jam i katërti. Rama fillimisht ka filluar këtë punë me gja me dhenë, me dhi me jau rregullu këmbët, pastaj kanë filluar njerëzit me ardh te ai me ndonjë thyerje të lehtë. Pastaj mas Ramës, Syla ka filluar tek njerëzit ku ka pasur pacientë në tërë Kosovën, ka pasur suksese të mëdha ka punuar mbi 40 vite pa ndërprerë”, ka thënë Mentor Dreshaj.

Ai ka treguar se gjyshi i tij Syla kishte nga një 20 deri 25 pacientë në ditë pa ndërprerë.

“Pas tij e ka marrë Rexhepi babi im edhe ai ka punuar për 6 vite, pas tij kam filluar unë ku tash e 12 vite punoj pa ndërprerë. Më së shumti më vinë me këmbë të pëlkyer, por ka edhe me thyerje të dorës”, u shpreh ai.

Mentori tregoi se këtë e kanë dhunti nga babi, gjyshi e stërgjyshi./Telegrafi/

Exit mobile version