Mjekësia ligjore ka shkuar në vendin ku është gjetur polici Malësor Dashi.
Në vendin e ngjarjes janë një numër i madh i policisë dhe hetuesisë, si dhe kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma.
Njësitë e kërkim shpëtimit të FSK-së, Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Kosovës për Emergjenca, sot në orën 15: 45, në kilometrin e 5-të nga vendi i aksidentit, kanë gjetur trupin e pa jetë të policit Malsor Dashi.
Ndërkaq, Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi ka konfirmuar më herët se kërkimet për trupin e policit tjetër do të vazhdojnë. /Telegrafi/