Telegrafi

Mjekësia alternative ia ‘shkurtoi’ jetën i Steve Jobs

Hulumtuesi Ramzi Amri thotë se vdekja e paradokohshme e bashkë themeluesit të Apple ishte “e hershme pa nevojë."
Në një postim të tij të gjatë në ueb faqen e popullarizuar me pyetje dhe përgjigje, Quora, Amri argumentoi se Jobs ia zvogëloi shanset vetës për mbijetesë pasi i kundërshtoi rekomandimet e mjekëve të tij për ndërhyrje të menjëhershme kirurgjike pasi që u diagnostikua sëmundja në tetor të vitit 2003.

Jobs, i konfesionit Budist, vendosi që të përdor metoda speciale të mjekësisë dhe dietave alternative para se të vendos që të hyj në operacionin për heqjen e tumorit, thuhet në raportet e publikuara. /Telegrafi/