Site icon Telegrafi

Mjeken që po i trajton të sëmurët me coronavirus, bashkëshorti e përcolli nga hoteli për në spital ku do të fillonte turnin e orës tre pas mesnatës pa dalë prej veturës

Wang Xiaoting është mjekja që po i trajton të sëmurët me coronavirus në një spital në Wuahn të Kinës, e cila po qëndron në hotel nga frika se mos i infekton familjarët.

Por, kjo nuk e ka ndaluar bashkëshortin e saj, që t’i gjendet pranë dhe ta shoqërojë për më shumë siguri, derisa ajo po nisej për në spital, për të filluar turnin e orës tre pasmesnate, transmeton Telegrafi.

Derisa binte shi, ajo nxitonte për në spital, ndërsa ai voziste ngadalë pranë saj dhe nuk dilte nga vetura, pasi ata i kanë ndërprerë kontaktet e afërta.

Shumë çifte në Kinë, janë duke qëndruar të ndarë, sepse njëri prej tyre është duke i mjekuar po po iu shërben në ndonjë formë tjetër të sëmurëve me coronavirus dhe nuk po takohen nga frika se janë infektuar dhe mund ta bartin te tjetri.

Sëmundja e coronavirusit, e njohur si COVID-19, deri më sot i ka mbytur 1,383 persona, ndërsa i ka infektuar 64,400 të tjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version