Mjegulla e dendur që përfshiu Kosovën në mëngjesin e sotëm ka çrregulluar edhe orarin e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtarë “Adem Jashari” në Prishtinë.
Si pasojë e kushteve klimatike disa fluturime janë bërë me vonesë, ndërsa aeroplani i kompaninë “Chair” nga Zvicra, është detyruar që të zbresë udhëtarët në aeroportin e Shkupit.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, Valentina Gara, e cila tha se tashmë gjendja është normalizuar dhe fluturimet tjera do të realizohen sipas planit.
“Kompania CHAIR ka bërë zbritje në Shkup, ndërsa fluturimet e mëngjesit janë realizuar me disa vonesa të vogla për shkak të kushteve të kushteve atmosferike dhe mjegullës që ka mbretëruar në aeroport. Të gjitha fluturimet do realizohen me kohë pasi gjendja është normalizuar dhe fluturimet do të realizohen sipas planit”, tha Gara përmes telefoni./kp/Telegrafi/