Telegrafi

Mjegulla me pamje ‘misterioze’ fshehë ishullin në Kinë

Mjegulla ka ‘mbështjellur’ një ishull në Kinën lindore, duke fshehur nga sytë thuajse plotësisht ndërtesat e zonës.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, pamjet ajrore tregojnë mjegullën e cila shtrinte pelerinën e saj të bardhë mbi ishullin Beihuangcheng.

Kjo mjegull me pamje ‘misterioze’ si duket po fshehë një pjesë të ishullit, derisa reflekton ‘valë-valë’ nëpër zonë.

Dukuria ndodh kur era fryn ajër të lagësht dhe të ngrohtë mbi një sipërfaqe më të ftohtë dhe fillon më pas të ftohet. /Telegrafi/