Telegrafi

Mjegulla nënujore në Meksikë e cila duket si ‘një botë tjetër’ dhe po huton zhytësit

Zhytësit të cilët eksplorojnë shpellat nënujore të Meksikës shpërndanë fotografi të zhytjes në mjegullën e përdredhur e cila shkaktohet nga shtresat e alternuara të ujit të freskët dhe ujit me kripë, duke krijuar një iluzion të një lumi nënujorë.

Një fotografi mahnitëse tregoi hapjen e ngushtë të gropës që lejonte që rrezet e dritës të depërtonin në ujë, duke reflektuar përmes ujit të pastër.

Fotografi nënujor, 52 vjeçari Francis Perez, u zhyt në një gropë të thellë, e quajtur “El Pit” në Yecatan të Meksikës, raporton The Mirror, përcjell Telegrafi.

Me foton e shkrepur nga një aparat fotografik Canon 5D MKii, Francis synoi të ruante këto vende të jashtëzakonshme, duke i mbrojtur ato nga zhvillimi i cenuar.

Ai tha: “Është si të fluturosh mbi një lum. Një lum brenda ujit. Është si ti një botë tjetër, një vend misterioz”.

“Ato janë një nga vendet më të bukura në të cilat unë jam zhytur gjatë jetës time. Në momentin e zhytjes ishte një ekosistem i ri për mua. Uji është aq i pastër, dhe po nuk u fute brenda ujit, ato nga jashtë duken por si të ishin re”, vazhdoi tutje Perez.

“Mendoj se shkencëtarët kanë zbuluar pothuajse 5,000 të tilla, dhe çdo vit ata vazhdojnë të zbulojnë të reja”, deklaron Francis.

Një “cenotë” konsiderohej e shenjtë për fiset e lashta Maja, të cilët i përdornin këto vende për të kryer rite fetare dhe sakrifica njerëzore. /Telegrafi/