Telegrafi

Mjegulla anulon fluturime drejt Prishtinës dhe nga Prishtina

Si shkak i mjegullës së dendur që ka përfshirë pjesën e Prishtinës ka shkaktuar probleme në qarkullimin ajror në vend në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Mjegulla ka bërë që të anulohen disa fluturime, njofton Aeroporti, përcjell Telegrafi.

Për të gjithë qytetarët që kanë dilema lidhur me fluturimet, mund të njoftohen përmes ueb faqes së Aeroportit.

Ndërkaq Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se edhe nesër në mëngjes do të ketë mjegull.

Kjo, si pasojë e inversionit dhe proceseve fizike në fushat termike.