Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) paralajmëron shoferët për mjegull në disa akse rrugore të vendit që ka ndikuar në uljen e shikueshmërisë në distancë 50 deri 100 metër, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ndërkaq, komunikacioni zhvillohet në rrugë me korsi të lagështa, prandaj shoferët udhëzohen të kenë kujdes dhe të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes, si edhe të respektojnë sinjalistikën.
Dendësia e komunikacionit jashtë qyteteve është mesatar, kurse në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje-dalje nga Maqedonia./Telegrafi/