Telegrafi

Mjegull në Strazhë, ulet dukshmëria deri në 50 metra

Siç njoftojnë nga Lidhja Auto-moto e Maqedonisë, për shkak të mjegullave është ulur dukshmëria deri në 50 metra në Strazhë.

Në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore të vendit komunikacioni zhvillohet në korsi të lagështa, ndërsa në pjesët tjera korsitë në disa vende janë të lagështa, njofton Telegrafi Maqedoni.

Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve të qyteteve është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti./Telegrafi/