Për shkak të paraqitjes së mjegullës, dukshmëria në aksin rrugor fshati Lisec – Kodra e Diellit është zvogëluar në 40 deri 50 metra, informoi Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është mesatar.
Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti./Telegrafi/