Dukshmëri e zvogëluar në rrugë prej 30 deri në 50 metra ka në Kodrën e Diellit, ndërsa në rrugët e tjera shtetërore nëpër shtet komunikacioni zhvillohet pa ndalesa nëpër rrugë kryesisht të thata, transmeton Telegrafi.
Lidhja Auto Moto e Maqedonisë informon se jashtë mjediseve urbane komunikacioni është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. /Telegrafi/