Site icon Telegrafi

Mjegull në Kodrën e Diellit, ulet dukshmëria për 50 përqind

Siç njoftojnë nga LAMM, në Demir Kapi dhe Udovë sot në mëngjes ka reshje të shiut ndërsa dukshmëria është ulur për 50% në fshatin Lisec drejttKodrës së Diellit dhe në Kriva Pallankë.

Komunikacioni në Maqedoni po zhvillohet nëpër rrugë të lagura, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të qarkullimit, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm me automjetin, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropat, luginat e lumenjve dhe grykat malor, ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve.

Kjo veçanërisht ka të bëjë me akset rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë./Telegrafi/

Exit mobile version