Një mjegull e dendur ka përfshirë fushën e Maliqit dhe aksin rrugor Maliq-Pogradec.
Më e dendur mjegulla ka qenë një pjesën e aksit nga Drithasi në Petrushë, ku për pasojë lëvizja e mjeteve ka qenë më e vështirë.
Policia rrugore ka qenë e vendosur në disa pjesë të aksit duke u kërkuar drejtuesve të mjeteve reduktimin e shpejtësisë për të shmangur aksidentet në këtë situatë ku shikimi i rrugës është i kufizuar. /Telegrafi/