Ndihmësministri për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor, Jani Makraduli sot informoj se në Maqedoni do të fillojë programi-grandt të Fondit për Natyrë “Prespa-Ohri”-PONT, me çka do të punohet për mbrojtjen e mjedisit jetësor, duke theksuar se Ministria ka ndarë 50 për qind të mjeteve për realizimin e projektit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai tha se prioriteti kryesor i Ministrisë është ballafaqimi me efikasitet me proceset e rënda në planin ndërkombëtar për mbrojtjen e natyrës.
Ai shtoi se në kuadër të projektit do të përmbushen pjesë nga aktivitet e strategjisë kombëtare për mbrojtjen e natyrës dhe zhvillimit biologjik, ku sipas tij në kohët e fundit ka ngecje. /Telegrafi/