Site icon Telegrafi

I mjaftuan vetëm dy runde për ta nokautuar, Israel Adesanya është kampion i ri në divizionin e mesëm

Ka përfunduar nata e UFC 243 që është mbajtur në Melbourne të Australisë.

Meçi kryesor ka qenë ai mes Israel Adesanyas dhe Robert Whittaker që ka përfunduar shpejt, pasi janë zhvilluar vetëm dy raunde.

Nigeriani me nënshtetësi të Zelandës së Re, Israel Adesanya ka triumfuar vetëm pas dy raundesh ndaj Robert Whittaker dhe është kampion i ri i divizionit të mesëm.

30-vjeçari në raundin e dytë arriti ta nokautoj Whittakerin për ta fituar titullin e divizionit të mesëm.

Pas fitores, Adesanya ka thënë se tani dëshiron të përballet me brazilianin Paulo Costa. /Telegrafi/

 

Exit mobile version