Telegrafi

A mjafton shpërlarja e mishit me ujë të thjeshtë për ta parandaluar rrezikun e helmimit nga ushqimi

(Foto: Cleveland Clinic)

A keni menduar ndonjëherë nëse praktika e larjes së mishit është e mjaftueshme për të parandaluar rrezikun e helmimit nga ushqimi?

Mishi i papërpunuar, mishi i shpendëve dhe peshku, mund të kontaminohen me baktere dhe viruse të dëmshme që çojnë në helmim nga ushqimi.

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) paralajmëron se shpërlarja e mishit me ujë të thjeshtë nuk i largon patogjenët që vijnë nga ushqimi – njofton Healthline.

Lexo po ashtu Si mund ta dalloni nëse mishi që blini është i freskët

Në fakt, larja e mishit mund të përbëjë një rrezik shtesë për shëndetin, pasi bakteret përhapen në sipërfaqe të tjera dhe në ushqime që do të hahen të papërpunuara, të tilla si frutat ose sallatat.

Hulumtimet kanë treguar se shpërlarja e mishit me uthull ose lëng limoni redukton numrin e baktereve në krahasim me shpërlarjen me ujë. Prandaj, uji nuk është aspak i mjaftueshëm për t’u mbrojtur nga rreziku.

Kini parasysh se duhet ta pastroni mirë sipërfaqen ku e përgatitni mishin dhe ta gatuani deri në fund në temperaturë të lartë. /Telegrafi/