Telegrafi

Mjafton pak sport dhe vullnet që të rikthesh peshën normale

“Gjatë periudhës së shtatzënisë kam shijuar maksimalisht të gjitha ushqimet, edhe ato që ia kisha privuar vetes më parë, ndaj shtova dhe mbi 20 kilogramë. Këtë gabim nuk do ta bëj më në të ardhmen, shpresoj, ndaj mos më merrni për shembull. Kam shijuar peshkun dhe produktet e tij, mishin, sidomos atë të pulës, frutat, dhe e kam ekzagjeruar me ëmbëlsirat dhe akulloret. Ujin e kam pirë më shumë se kurrë dhe ndoshta për këtë fakt nuk pata ‘smaljaturë’ në lëkurë, gjithsesi kjo pjesë është dhe gjenetike”.

“Shtatzënia ime përkoi me periudhën e verës, ku kam pushuar shumë gjatë në plazhin e Dhërmiut dhe notoja vazhdimisht. Kjo i bëri shumë mirë tim biri, pasi nuk kishte nevojë për vitaminën D. Faza pas të ushqyerit me gji të tim biri ishte ajo më e vështira, sepse më duhej të humbisja shumë kilogramë. Fillimisht mora në shtëpi një step, ku përditë stërvitesha mbi 30 minuta. Lexova librin e dietologut të famshëm Dukan, i cili më bëri të humbisja vetëm me fazën e atakut, për më pak se dy muaj, 10 kilogramët e parë”.

“Më pas u konsultova me motrën time, e cila më këshilloi që të vazhdoja me dietën antioksidantë, që përmban kryesisht perimet, dhe në këtë mënyrë pak më të ngadaltë arrita në peshën time ideale. Mjafton vetëm pak sport dhe vullnet mbi të gjitha që të rigjesh fizikun tënd. Gjithsesi, edhe im bir më ka ndihmuar shumë, duke qenë se shëtitjet e gjata me të në karrocë më mbajnë në formë”, citon Bluetooth fjalët e këngëtares. /Telegrafi/