Barcelona ka vazhduar me fitore në La Liga, teksa ka mposhtur Deportivo Alavesin me rezultat 1-0.
Vetëm pas tetë minutave lojë ndodhi rasti i parë, por jo për shënim në këtë ndeshje.
Dy futbollistët e të dyja skuadrave Gavi dhe Conenchy u përplasen kokë më kokë dhe u detyruan të zëvendësohen.
Gjithsesi pjesa e parë ishte e varfër sa i përket rasteve të shënimit dhe u mbyll baras 0-0.
Pjesa e dytë i takoi Barcelonës që krijoi më shumë raste shënimi, por edhe gjeti golin kur kaluan një orë lojë.
Robert Lewandowski u gjet bukur pranë golit dhe realizoi për 1-0 në minutën e 61-të.
Big goal, Lewy! 👏#BarçaAlavés | #LaLigaHighlights pic.twitter.com/o5vgcUo9eJ
— FC Barcelona (@FCBarcelona) February 2, 2025
Deri në fund të ndeshjes ktalunasit administruan mirë rezultatin dhe morën tre pikë shumë të vleshme.
Me këtë fitore Barcelona vazhdon të jetë në pozitën e tretë në tabelë, por tani ka vetëm katër pikë më pak se lideri Real Madridi dhe dy tre më pak se Atletico.
Në ndeshjen e ardhshme katalunasit do të kenë punë me Sevillan në udhëtim, derisa Deportivo Alaves pret Getafen. /Telegrafi/