Telegrafi

Mjafton një ejakulim në ditë, që të shmanget rreziku i kancerit në prostatë për 20 për qind

Shkencëtarët zbulojnë, se ejakulimi i përditshëm, e ulë rrezikun prej kancerit.

Hulumtuesit nga Shkolla Medicinale e Harcardit, kanë thënë se nuk e dinë pse orgazma e ulë rrezikun nga kanceri, por se duhet studime të mëtutjeshme.

Sidoqoftë, më herët është thënë se ejakulimi i përditshëm, e pastron prostatën, duke nxjerrë jashtë materiet që mund të krijojnë tumor, transmeton Telegrafi.

Teoria tjetër, është se sperma i lë vend qelizave tjera të formohen, duke i nxjerrë jashtë të vjetrat, të cilat mund të shndërrohen në kancerogjene.

Sipas gjetjeve, meshkujt që kanë pasur marrëdhënie seksuale apo masturbim të rregullt, kanë qenë shumë më pak të prekur me kancer në prostatë. /Telegrafi/