Telegrafi

Mjafton Moise Kean, Juventusi merr fitore e radhës

Juventusi ka shënuar fitore ndaj Veronas me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 28-të të Serie A.

Pjesa e parë nuk është se solli shumë raste, me të dy skuadrat që kishin nga një mundësi për gol.

Fabio Depaoli harkoi për Kevin Lasagnan në minutën e 15-të, por ky i fundit nuk ia qëlloi portës.

Në minutën e 37-të ishte Danilo që gjuajti nga distanca, por shtylla ia mohoi golin.

Me të filluar pjesa e dytë Juventusi shënoi gol, me Manuel Locatelli që asistoi bukur te Moise Kean i cili shënoi për 1-0.

https://twitter.com/eurofootcom/status/1642255445027848195

Në fundin e ndeshjes të dy skuadrat kishin nga një rast, me Veronën që rrezikoi me Filippo Terraccianon, ndërsa Bremer huqi një rast të madh nga afër.

Me këtë fitore Juventusi ka 44 pikë mban vendin e shtatë, ndërsa Verona ka 19 pikë dhe mban vendin e 18-të. /Telegrafi/