Çfarë fillimi dhe mbarimi! Askush nuk e priste të ndodhte kaq shpejt. Deontay Wilder e ka nokautuar Dominic Breazealen që në raundin e parë.
Kampioni i WBC-së në kategorinë e peshave të rënda e ka mbrojtur titullin e tij duke e përfunduar brenda dy minutash përballjen me sfiduesin e detyrueshëm.
Të gjithë e njohin goditjen e fuqishme të kampionit të pamposhtur, ndërsa tash më së miri e di Dominic Breazeale.
Ky triumf është edhe një paralajmërim për Anthony Joshuan, të cilit iu deshën shtatë raunde për të fituar ndaj Breazeale, derisa Wilder e mposhti për dy minuta.
Raundi 1
Wilder e nisi furishëm që nga fillimi duke e sulmuar kundërshtarin, i cili u desh të mbrohej dhe të priste shpëtimin nga gongu. Mirëpo, kampioni vendosi t’i jepte fund ende pa filluar mirë duke e nokautuar kundërshtarin brenda dy minutash. /Telegrafi/