Telegrafi

Mjaftoi vetëm një postim në Facebook, që tërë edicioni i Ford Focus RS të shitet brenda gjysmë ore (Foto)

Të gjitha 50 njësitë, u shitën brenda gjysmë ore

Që nga fillimi, jetë zgjatja e Focus RS ishte konsideruar të jetë e shkurtër, por askush nuk do besonte të jetë kaq, kaq e shkurtër, transmeton Telegrafi. Para se të lansojë Focus Aktive, për të cilin është duke u bërë punë e madhe, Ford bëri një edicion special të Focus RS të cilin e quajti Heritage Edition ndërsa e limitoi në vetëm 50 njësi.

Andy Baratt që është zyrtari kryesor i Ford për Britani të Madhe, konfirmoi se të gjitha makinat janë shitur brenda 30 minutave, falë vetëm një postimi në Facebook.

Nuk dihet kur është bërë postimi, por ka pasur shumë të interesuar për makinat me ngjyrë portokalli të thellë dhe me timon në anën e majtë.

Mesazhi bëri punën e duhur dhe makinat me 2.3-litra që prodhojnë nga 270 kuajfuqi, tani e kanë një pronar. /Telegrafi/