Telegrafi

Mjaftoi një moment pakujdesie, që tigri ta mbyt një grua në kopshtin zoologjik (Video, +16)

Policia sot ka evakuuar kopshtin zoologjik në Kembrixh në Britani të Madhe, pasi një tigër ka sulmuar një nëpunëse të kopshtit zoologjik e cila ka mbetur e vdekur në vend.

Policia është dashur të intervenojë dhe të evakuojë kopshtin zoologjik për shkak të një “incidenti”, derisa vizitorët janë larguar rreth orës 11:15, kurse deri në atë kohë nuk kishin dhënë ndonjë informacion lidhur me arsyen e mbylljes së kopshtit zoologjik, transmeton Telegrafi.

Siç raporton BBC, një femër e cila ishte punësuar në këtë kopsht zoologjik ka vdekur, kur një tigër është futur në një zonë të rrethuar dhe e sulmoi.

Sipas raportit fillestar të policisë, nëpunësja ka mbetur e vdekur në vend si pasojë e plagëve të marra. /Telegrafi/