Një papagall i talentuar me emrin “Jazz” në Angli shkaktoi një vizitë urgjente nga zjarrfikësit me imitimin e alarmit të zjarrit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, 63-vjeçari Steve Dockerty, i cili jeton në qytetin anglez të Daventry, kontaktoi me brigadën e zjarrfikësve të mërkurën (11/14) pasi dëgjoi “alarmin e tymit” në shtëpinë e tij.
Kështu, një ekuipazh arriti në pronën e Dockerty dhe menjëherë pastroi një detektor tymi, por kjo nuk ndaloi zhurmën.
Përfundimisht, një anëtar i ekuipazhit gjurmoi zërin e alarmit duke kuptuar se po vinte nga “Jazz” – një nga dy zogjtë e Dockertyt.
“Pavarësisht se na doli punë, kjo na bëri për të qeshur”, ka thënë njëri nga zjarrfikësit. /Telegrafi/