Telegrafi

Mjaft proteston kundër deklaratave të konsullit grek

Të rinjtë e kësaj lëvizjeje i kanë konsideruar deklaratat e diplomatit fqinj si antikombëtare dhe shoviniste dhe që nxisin përçarje- raporton Top Channel.

Me flamurin kombëtar dhe hartën e Shqipërisë “Lëvizja” mjaft i është drejtuar konsullatës greke, ndërsa në shenjë proteste organizatorët kanë ngjitur në murin e kësaj konsullate hartën që tregon shtrirjen e Shqipërisë.

Lëvizja “Mjaft” i ka bërë thirrje konsullit të tërhiqet nga këto deklarata që synojnë të shndërrojnë identitetin e shqiptarëve dhe ka kërkuar reagimin e institucioneve. /Telegrafi/