Telegrafi

MJ dënon dhunën në Mitrovicë

Në një njoftim për media, kjo ministri ka bërë të ditur se, ministri i Jashtëm Lulzim Basha është në kontakt të vazhdueshëm dhe të drejtpërdrejtë me krerët e institucioneve të Republikës së Kosovës, përfshirë ministrin e Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni dhe kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Bajram Rexhepi.

“Ministria e Punëve të Jashtme bashkohet me apelin e institucioneve te Kosovës, drejtuar qytetarëve të saj për të ruajtur qetësinë dhe për të shmangur çdo provokim, duke qene te bindur se Policia e Kosovës, KFOR-i dhe EULEX-i janë të përkushtuar, të gatshëm dhe të aftë të përgjigjën ndaj çfarëdo kërcënimi që mund t’i bëhet sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat.

Ministria e Punëve të Jashtme përshëndet angazhimin e KFOR-it dhe EULEX-it se nuk do të lejojnë asnjë lloj dhune në Kosovë dhe se do të parandalojnë çdo incident të mundshëm, duke siguruar funksionimin e institucioneve legjitime të saj, në gjithë territorin, përfshirë veriun e Mitrovicës, pasi vetëm kështu garantohet ndërtimi i një Kosove demokratike e paqësore, si kusht vendimtar për stabilitetin afatgjatë në Ballkan. /start/