Telegrafi

Mizrahi-Thimonier: Mbështetje në luftën kundër ndarjeve në shoqëri

Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale Rashela Mizrahi u takua me Ambasadorin e Francës, Christian Thimonier.

Në takimi, siç njoftojnë nga MPPS, u diskutua dheu dha mbështetje të plotë për luftën kundër ndarjes në shoqëri mbi baza fetare, përkatësisë etnike dhe bazave të tjera.

Ambasadori francez ishte i interesuar për funksionimin e administratës gjatë qeverisjes teknike, si dhe efikasitetin e Marrëveshjes së Përzhinos në prag të organizimit të zgjedhjeve të ndershme dhe demokratike dhe nevojën për promovimin e saj.

Ministrja Mizrahi e njoftoi atë për të gjitha sfidat me të cilat përballet si ministre, por edhe si grua në periudhën e funksionimit të qeverisë teknike, por edhe në kushtet e ndarjeve të mëdha në shoqëri./Telegrafi/