Qëndrimi i LSDM-së që unë jam një rrezik për perspektivën evropiane është si ai i Hitlerit për hebrenjtë, thotë Rashela Mizrahi nga OBRM-PUKM.
Ajo reagoi në rrjetet sociale pasi zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska, tha sot se me zgjedhjen e Mizrahit në Komitetin Ekzekutiv, Mickoski konfirmoi matricën anti-evropiane të OBRM-PDUKM-së.
“Mickoski zgjodhi saktësisht Rashela Mizrahi për ta mbrojtur para të vetëve, para anëtarëve të OBRM-PDUKM-së, e njëjti që si ministre në qeverinë teknike, zbatoi politikat shkatërruese të Mickoskit, duke shkelur kështu Kushtetutën dhe duke rrezikuar procesin e integrimit të vendit në BE”, tha zëdhënësja e LSDM-së.
Nga ana tjetër, Mizrahi thotë se këto janë deklarata të turpshme nga LSDM-ja.