Deputetja Rashella Mizrahi, e cila ishte kryetare e Komisionit Anketues të Kuvendit për ngjarjet në Klinikën Universitare për Radioterapi dhe Onkologji sot informon se te kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi ka dorëzuar shkresë që të dorëzojë të gjitha materialet nga Komisioni Anketues në Prokurorinë Publike.
“Me datë 19.12.2023, Prokuroria Themelore Publike ka dërguar shkresë me kërkesë për dorëzimin e materialeve nga puna e Komisionit Anketues për skandalin në ISHP Klinika Universitare për Radioterapi dhe Onkologji nga Kuvendi. Meqenëse Komisionit Anketues i ka skaduar mandati, si ish kryetar dhe ish anëtar i tij, i dërgova një letër kryetarit dhe sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit ku tregova se është e nevojshme të veprohet sipas kërkesës së PTHP-së në afatin e parashikuar me të njëjtën”.
“Puna e Komisionit Anketues ka qenë absolutisht dhe plotësisht transparente për publikun dhe kështu ka arritur qëllimin që të prezantohet e vërteta ashtu siç është”, shkruan Mizrahi në profilin e saj në Facebook.
Ajo shton se është bërë gjithçka që është dashur të bëjë Komisioni dhe se pjesa tjetër është në dorë të Prokurorisë Publike.