Telegrafi

Mizrahi: Ekziston vetëm një tabelë në ministri dhe këtë tabelë e ka vendosur zëvendëskryeministrja

Ministrja teknike, Rashela Mizrahi reagoi në lidhje me tabelën në Ministrinë e Punës dhe Politikë Sociale duke thënë se ajo nuk e injoron realitetin por gjithashtu nuk do të lejojë krijim të një realiteti të ri.

“E drejtë demokratikë është, por edhe morale që çdo qytetar kur do të shohë padrejtësi të reagojë për të njëjtë. Tabela ka qenë dhe nuk ka tabelë të re apo të vjetër. Ka vetëm një tabelë në MPPS”, u shpreh Mizrahi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajo shtoi se duhet ta falënderojmë zëvendëskryeministren për Çështje Ekonomike për shkak se nuk ka ndryshuar tabelën e që thellë brenda, sipas Mizrahit, ajo thotë se është Republika e Maqedonisë dhe ky është populli maqedonas.

Lexo po ashtu Dimitrov kërkon shkarkimin e Mizrahit për shkak të ndryshimit të emrit nga Maqedonia e Veriut në Maqedoni

Reagimi i tillë vjen pasi ministri i MPJ-së, Nikolla Dimitrov i sugjeroi kryeministrit Oliver Spasovski të propozojë në Kuvend shkarkimin e ministres Rashela Mizrani për shkak të ndryshimit të emrit kushtetues në institucionin që udhëheq ajo.

“Nëse nuk e kthen emrin kushtetues, i sugjeroj Oliver Spasovskit të propozojë shkarkimin e saj në Kuvend. Në veprimin e saj ka elemente që mund të parashtrojnë përgjegjësi penale sipas nenin 353 dhe nenit 390 të Kodit Penale”, tha Dimitrov./Telegrafi/