Telegrafi

Mizrahi-Bazdnikin: Theksohen marrëdhëniet e mira mes Maqedonisë dhe Rusisë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Rashela Mizrahi u takua me ambasadorin rus Sergei Bazdnikin, ku u konstatua marrëdhëniet e mira midis dy vendeve.

Ministrja dhe ambasadori mbështesin gjithashtu Memorandumin e mirëkuptimit të Punës dhe Politikës Sociale të nënshkruar midis Ministrive përkatëse të dy vendeve në vitin 2016 i cili përfshin ndër të tjera shkëmbimin e përvojave në fushën e legjislacionit të punës dhe ligjit të punës, masat aktive të punësimit dhe politikat, me theks të veçantë punësimin e të rinjve, legjislacionin për mbrojtjen sociale, sigurimet shoqërore, mbështetjen sociale për personat me aftësi të kufizuara, fuqizimin ekonomik të grave./Telegrafi/