Deklaratat e kandidatëve për zëvendëspresident të SHBA-ve, Mike Pence dhe Kamala Harris gjatë debatit parazgjedhor, kanë mbetur në hije për shkak të një mize që vazhdimisht qëndronte para objektit të kamerës.
Për afro dy minuta mbi kokën e kandidatit nga radhët e Republikanëve dhe njëherit zëvendëspresidentit të SHBA-ve, Mike Pence qëndroi një mizë, transmeton Telegrafi.
Derisa kandidatët për zëvendëspresident po debatonin për pandeminë e coronavirusit, vaksinat, taksat dhe shumë tema tjera, të gjithë po shikonin mizën të cilën nëpër rrjete sociale e shpallën “fituese” të debatit që për një kohë të gjatë do të mbahet në mend.
Në anën tjetër është bërë e ditur se debati i dytë mes Joe Biden dhe presidentit aktual Donald Trump, që është planifikuar të mbahet me 15 tetor do të jetë online për shkak se Trump rezultoi pozitiv me COVID-19. /Telegrafi/