I nominuari për President i Demokratëve, Joe Biden, nuk humbi kohë për mbledhjen e fondeve, që nga momenti i çuditshëm gjatë debatit të së mërkurës mbrëma kur një mizë u ndal në kokën e zëvendës presidentit Mike Pence dhe u ul atje për gati dy minuta ndërsa ai vazhdoi të fliste.
“Vendos 5 dollarë për të ndihmuar këtë fushatë”, shkroi Biden në Twitter me një një foto të vjetër të tij duke mbajtur një lopatë për miza, transmeton Telegrafi.
Pitch in $5 to help this campaign fly. https://t.co/CqHAId0j8t pic.twitter.com/NbkPl0a8HV
— Joe Biden (@JoeBiden) October 8, 2020
Fotografia duket të jetë së paku një vit e vjetër dhe u postua në faqen e Biden në Facebook në tetor të vitit 2019.
Gjatë debatit, kandidatët diskutuan çështjet që kanë përcaktuar fushatën presidenciale – por miza në kokën e Pence ishte mbase momenti që tërhoqi më shumë vëmendjen në mediat sociale.
Brenda pak minutash dikush kishte bërë një llogari në Twitter për fluturimin e mizës, dhe njerëzit filluan të ndanin meme dhe shaka nën hashtag #PenceFlyHead. /Telegrafi/