Telegrafi

Mixey premton shumë risi këtë vit, projekte të shumta muzikore po vijnë

Foto: Mixey/Instagram

Producetni i njohur Mixey, është një prej kompozitorëve më të zjedhur nga estrada.

Ai tash esa kohë mban nën menaxhim artisten e re Valza, e cila tashmë ka nisur një rrugë të sigurt drejt suksesit.

Mixey është gjithashtu mjaft i ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e tij.

Së fundmi, ai ka bërë një njoftim për ndjekësit e tij në InstaStory, duke premtuar se gjat 2019-s do të sjellë plot projekte interesante, të cilat me shumë gjasë do të mirëpriten nga publiku.

“Njerëz të dashur, jam shumë falënderues, gjithmonë kur ka rënë fjala për muzikë shqip, ju më keni veçuar dhe e keni çmuar atë që unë kam kompozuar ndër vite. Po ashtu shumë ju premtoj që në vitin 2019, Mixey Music do të ju kënaqë veshët edhe sytë me muzikë e klipe të mira. Shihemi shumë shpejt”, thuhet në njoftimin e Mixeyt.

Foto: SC/Mixey/InstaStory

Telegrafi mëson se projekti më i afërt është një këngë interesantee Valzës, e cila do të përmbajë ritme dhe tinguj më ndryshe nga ato të zakonshmet e estradës.

Mixey përndryshe gati tash e një vit ka krijuar studion e tij muzikore, e cila është ndër më të mëdhat në Prishtinë, dhe mirëpret shumë artistë. /Telegrafi/