Shitësit e një dyqani në Heyuan të Kinës, ia kanë dalë ta zënë miun që shqyente pakot dhe hante orizin.
Por, në vend se ta hedhin përjashta, ata e kanë lidhur për një kuti në përpjekje që ta turpërojnë, transmeton Telegrafi.
Madje, ata ia kanë vënë një letër përpara, ku shkruan për veprimet që ka bërë brejtësi.
“Jam në gjendje të bëjë shumë gjëra, Por, edhe sikur të më rrihni, nuk do të pranoj se vodha ushqim”, shkruan të letrën e vendosur.
Mirëpo, më vonë ata kanë postuar një fotografi tjetër, ku në mesazhin e ri shkruhet se ai është penduar dhe nuk do ta bëjë më.
Këto veprime bizare me miun, janë konsideruar si torturat që i janë bërë më herët plaçkitësve, të cilët i rrihnin dhe i turpëronin në publik. /Telegrafi/