Telegrafi

MIUI 6 e bën telefonin tuaj Android të duket si iOS 7

MIUI gjithashtu është i njohur për pamje që i ngjan më shumë platformës rivale, iOS të Apple sesa versionit origjinal të Google Android, për shkak të aplikacioneve me dukje të ngjashme, dhe shfaqjen e tyre të plotë në ballinën e telefonit.

Për më shumë risi, Xiaomi tani ka lëshuar versionin e ri të ndërfaqes së saj MIUI 6, i cili do të vjen së shpejti për të gjithë telefonat e fundit, tabletët, dhe pajisjet të tjera të kompanisë.

Zhvilluesit i kanë përmirësuar edhe aplikacionet kryesore të ndërfaqes me karakteristika të shumta, të tilla si aftësia për të identifikuar më shumë telefonata nga numrat e panjohur, si dhe ka ofruar mbështetje për gjestet e projektuara për pajisjet me ekrane të mëdha, ndërsa ka shtuar edhe mundësinë e grumbullimit dhe organizimit më të mirë të aplikacioneve në faqen kryesore, në të cilën tani janë edhe kontrollet më të mira të muzikës dhe funksione të tjera.

MIUI 6 tani është në dispozicion për një grup të vogël të testuesve beta.

Përfundimisht softueri i ri i Xiaomit do të jetë në dispozicion për pajisjet e fundit të kompanisë kineze, të tilla si telefonat Mi 3 dhe Mi 4 të cilat janë shitur në Kinë dhe në disa vende të tjera.

Xiaomi është një prej markave me rritjen më të shpejtë në Kinë, por kompania ka ambicie globale dhe do të mund të hyjë në tregun e SHBA në vitin 2015. (Telegrafi)