Telegrafi

Miu shkakton rrëmujë në xhami, lëndohen 80 veta (Video)

Aksidenti ka ndodhur në qytetin Rabat, përderisa myslimanët po i kryenin obligimet fetare në natën më të shenjtë të muajit Ramazan, natën e Kadrit, transmeton KlanKosova.

Paniku ka filluar pasi një grua është alarmuar kur ka parë miun, duke shkaktuar kështu një gjendje alarmante në mesin e pjesëmarrësve tjerë në lutje.

Në mesin e grave që u lënduan, njëra prej tyre e cila pati nevojë për tretman mjekësor, ishte një grua shtatzënë e cila ka marrë lëndime serioze në këmbë dhe po mbahet në mbikëqyrje në spital.