Kerry Dee ishte së bashku me të bijën në një qendër tregtare në Berkshire të Anglisë, kur para tyre kaloi një mi me përmasa shumë të mëdha.
Madje, 28-vjeçari ka thënë se fëmija tij e ngatërroi atë, duke menduar se është lepur, transmeton Telegrafi.
“Gati nisa të vrapoj nga frika, por e kisha vajzën për dore. Për fat të mirë, ajo nuk u frikësua dhe kërkoi t’i shkonte pas lepurushit”, ka thënë Dee lidhur me rastin.
Zyrtarët e lokalit kanë kërkuar falje, ndërsa deklaruan se kanë kryer të gjitha pastrimet, për ta larguar brejtësin. /Telegrafi/
https://youtu.be/5kdASGYpFi8