Telegrafi

Miu pa tela pa bateri

Ky dizajn mundëson peshën më të vogël të miut dhe përdorimin më të thjeshtë nga shfrytëzuesi i fundmë – miu mjafton të mbushet një herë ndërsa mbushja zgjat tri minuta. Natyrisht, shfrytëzuesit më nuk kanë nevojë të brengosen për blerjen e baterive të reja. Përveç furnizimit novator, DX-Eco ka dizajnin ergonomik të adaptuar për ata që punojnë me dorën e djathtë dhe ka anësoret nga goma, mundësia e scrollimit të shpejtë të sasive të mëdha të tekstit, tastin për ndryshimin e rezolucionit dhe dy susta anësore.

Senzori optik BlueEye ka rezolucionin prej 1,600 dpi, e ai mund të zvogëlohet në 800 dpi duke shtypur një tast të posaçëm, e miu sipas pohimeve punon në llojet e ndryshme të bazamenteve duke përfshirë edhe xhamin, mermerin, pëlhurat e të ngjashme. Çmimi i tij është 49.99 dollarë. /Telegrafi/