Telegrafi

Miu në kifle, Komuna e Prishtinës ndërpret kontratën me “BeniDona”!

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, gjatë një konference të jashtëzakonshme ka sqaruar se Komuna ka ndërprerë kontratën me kompaninë BeniDona, për furnizim të nxënësve me kifle.

 

Kjo për faktin se, sipas nënkryetarit Sejdiu, dje, në furnizimin që e ka bërë në një shkollë të Prishtinës, përkatësisht në shkollën “Meto Bajraktari”, në një kifle është gjetur një mi.

 

Sejdiu ka theksuar se dje inspektorati ka dalë në vendin e ngjarjes dhe e ka mbyllur njërën nga furrat e kësaj kompanie.

 

“Komuna e Prishtinës do të marrë masa të njëjta ndaj çdo kompanie e cila rrezikon shëndetin dhe jetën e qytetarëve”, ka thënë ndër tjerash Dardan Sejdiu, gjatë një konference të jashtëzakonshme. /Telegrafi/