Klientët e një restoranti në Londër, mbetën të hutuar nga një mi gjigant që u kaloi pranë, por u rrëqethën nga veprimi i punonjësve.
Me ta zënë poshtë një dollapi, ata e përplasën atë disa herë, derisa e lanë brejtësin e ngordhur, transmeton Telegrafi.
Ngjarja që është filmuar në fshehtësi, i tregon pjesëtarët e stafit që sillen dhunshëm, megjithëse në prani ka edhe të mitur.
“I paska nervozuar për një kohë të gjatë, prandaj vepruan me mllef”, ka shkruar një komentues.
Nuk bëhet e ditur nëse lokali është kontrolluar nga inspektorët e higjienës, pasi hapësirës i nevojitet një pastrim i thellë. /Telegrafi/