Site icon Telegrafi

Miu gjigant dhe vidra e vogël krijojnë situatë kaotike në aeroplan në Tajvan, brejtësi kafshoi ekuipazhin

Një mi dhe një vidër e vogël që janë kontrabanduar në bagazhet e pasagjerëve shkaktuan panik të vërtetë në një fluturim nga Bangkoku, ku miu madje kafshoi anëtarët e ekuipazhit teksa e kapën para këmbëve të pasagjerëve të habitur.

Pasagjerët e shokuar kishin parë një mi gjigant me sy të kuq, derisa po futeshin në tualetin e aeroplanit Airbus A320 që po fluturonte për në Tajvan, transmeton Telegrafi.

Stjuardesat filluan të kërkojnë nëpër aeroplan, kur pasagjerët filluan të shqetësohen dhe vërejtën edhe një vidër nën ulëse.

Në video shihet vidra që shfaqet dhe “shëtitet” nëpër dysheme, derisa anëtarët e ekuipazhit  të aeroplanit tentojnë ta zgjidhin problemin.

Më pas shihet dikush nga ekuipazhi duke bartur një çantë të zezë në të cilën gjendej së paku një kafshë. E ajo çfarë tjetër shihet është se vidra dërgohet në aeroport.

Ajo çfarë befasoi policinë, kur aeroplani zbriti në Taipei, është se gjetën një kuti brenda të cilës gjendeshin 28 breshka.

Zyrtarët kanë filluar hetime dhe të përcaktojnë sesi pasagjerja kineze kishte kontrabanduar kafshët, dhe kishte arritur të mashtrojë pjesëtarët e sigurisë gjatë kontrollit. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=69Yk50K2ngY&ab_channel=GFSNews

Exit mobile version