Telegrafi

Miu brenda makinës së ushqimeve në shkollë, iu humbi nxënësve apetitin (Video)

Nxënësve të një shkolle të mesme në Floridë të Shteteve të Bashkuara, iu humbi apetiti nga një mi, që ndodhej në makinën e ushqimeve.

Të interesuarit për të blerë disa paketime, mbetën të habitur me brejtësin që ndodhej brenda, transmeton Telegrafi.

Pamjet e ngjarjes së pahijshme dhe të rrezikshme për shëndetin, janë shpërndarë menjëherë, duke u kërkuar që të ndërmerren masa të shpejta.

Kompania që merret me mirëmbajtjen e këtij biznesi, ka thënë se do ta largojë tërësisht makinën, duke marrë çdo përgjegjësi. /Telegrafi/