Nxënësve të një shkolle të mesme në Floridë të Shteteve të Bashkuara, iu humbi apetiti nga një mi, që ndodhej në makinën e ushqimeve.
Të interesuarit për të blerë disa paketime, mbetën të habitur me brejtësin që ndodhej brenda, transmeton Telegrafi.
Pamjet e ngjarjes së pahijshme dhe të rrezikshme për shëndetin, janë shpërndarë menjëherë, duke u kërkuar që të ndërmerren masa të shpejta.
Kompania që merret me mirëmbajtjen e këtij biznesi, ka thënë se do ta largojë tërësisht makinën, duke marrë çdo përgjegjësi. /Telegrafi/